SHËNGJIN

Festivali ndërkombëtar i muzikës elektronike që mbahet në ‘Ranën e Hedhun’ në Shëngjin ka krijuar radhë kilometrike automjetesh për shkak të interesimit të madh.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se pasditen e kësaj të shtune tek hyrja e Shëngjinit janë krijuar radhë automjetesh për të shkuar tek ‘Rana e Hedhun’.

UNUM Festival që ka nisur prej të enjtes duket se ka tërhequr këtë fundjavë qindra vizitorë. Po ashtu edhe Policia ka qenë e papërgatitur për këtë situatë teksa ka dalë në terren për të lehtësuar trafikun ndërkohë që gjithë rrugën e Shëngjinit janë të bllokuara.

UNUM Festival do të vijojë të mbahet tek ‘Rana e Hedhun’ deri të martën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb