USA është kualifikuar në fazën tjetër të Botërorit të Katarit. Ekipi amerikan u rendit e dyta në grupin B, pas fitores 1-0 me Iranin, rival ky i drejtëpërdrejtë.

Pjesa e parë pa të dominojë skuadrën e Berhalter, me iranianët që e patën aq të vështirë të dilnin përpara, sa nuk gjuajtën asnjëherë në portë në 45 minutat e para.

Goli që do vlente shumë do vinte në minutën e 38-të. Pulisic do tregohej i saktë para porte, duke dërguar topin në rrjetë. Me 5 pikë të grumbulluara dhe vendin e dytë, USA do të përballet me Hollandën në fazën tjetër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: