Gjykata e Posaçme dhe SPAK do të “blindohen” nga policia dhe ushtria ditën e zgjedhjeve parlamentare, më 25 prill.

Gazetarja Klodiana Lala sjell pamje në redaksinë e “BalkanWeb”, ku shihet se përveç forcave të policisë, në GJKKO e SPAK kanë mbërritur edhe forca të ushtrisë, që do të mbajnë në ruajtje godinën të dielën.

Siç raporton gazetarja Lala, policia dhe ushtria kanë shkuar sot te godina për koordinim, ndërsa në ruajtje të ushtrisë godina do të kalojë nga dita e shtunë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb