Dalma Maradona, një prej vajzave të legjendës së futbollit Diego Armando Maradona që disa ditë më parë u nda nga jeta është përlotur prej gjestit të madh të futbollistëve të Boca Juniors.

Dalma u shfaq pas vdekjes së të atit për të parë ndeshjes mes Boca Juniors dhe Newell’s. Lotët ajo nuk i përmbajti që në fillim kur gjithë stadiumi ‘La Bombonera, edhe pse bosh, i dha respektin e duhur me heshtje dhe koreografi legjendës Maradona.

Pikërisht me shënimin e golit të parë, gjithë futbollistët që mbanin në fanellë mbishkrimin Maradona vrapuan drejt tribunës kryesore ku qëndronte Dalma për të nderuar vajzën e legjendës pikërisht në stadiumin ku ai luajti për herë të fundit si futbollist profesionist në jetën e tij.

Dalma Maradona shpërtheu në lot nga emocionet dhe trishtimi pas gjestit të madh dhe fantastik të futbollistëve të Boca Juniors.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb