Elita Ziberi, vajza e vokalistit të ‘Elita 5’ Arif Ziberi, ka mahnitur jurinë e talent show-t ‘The Voice of Turkey’. Në audicionet e fshehura, Elita i bëri të gjithë anëtarët e jurisë që të kthenin karriget, duke interpretuar këngën ‘Get Lucky’.


Artistët Hadise, Murat Boz, Sibel Can dhe Hakan vs. Gokhan kërkuan që Elita të bashkohej me skuadrën e tyre, por ajo zgjodhi t’i bashkohej ekipit të Hakan vs. Gokhan.


Elita tha se vinte nga Tetova dhe kur anëtarët e jurisë i kërkuan të këndonte një këngë në maqedonisht, ajo tha se ishte shqiptare dhe këndoi një fragment të shkurtër të këngës ‘Hapi sytë e zezë’.



(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb