FINIQ
Një vajzë është ndjerë keq, gjatë takimit elektoral të partisë socialiste në Finiq. Ndërsa kreu i qeverisë mbante fjalën e tij, në kuadër të takimeve “Bashkia që duam” i është dashur të ndërpresë fjalimin e tij, për të kthyer vëmendjen nga e reja, e cila u ndje kaq gjatë aktivitetit.
“Është temperaturë e lartë e mungesa e ujit..” tha Rama ndërsa vajza u largua nga takimi elektoral.
Pasi u kërkoi Ndjesë të pranishmëve, për ndërprerjen e fjalës, Rama vijoi më tej ndërsa garantoi të pranishmit se zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen.
(BalkanWeb)