Valencia nuk e pati aspak të vështirë përballjen në Kupën e Mbretit kundër Las Palmas të cilën e mposhti me shifrat e thella 4-0. Në sfidën e luajtur mbrëmë shkëlqeu sulmuesi Vietto që realizoi ‘tripletë’.

Përpos sasisë së golave, 24-vjeçari argjentinas nuk e kurseu as spektaklin ku njëri prej golave ishte për tu mbajtur shënim në librat e futbollit.

Në minutën e 66-t, Vietto i cili në ato momente ndodhej në gjysmën e fushës, shikon daljen e portierit dhe më pas pjesa tjetër është histori.

Ai godet me të djathtën dhe trajektorja e topit ‘lë me gisht në gojë’ portierin që bëhet dëshmitar i një ‘perle’ në dëm të tij.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: