Valentino shtyn ngadalë nga vendi i nisjes së MotoGp të Brno ministren çeke të Politikave Rajonale të qeverisë Karla Slechtova.

Ashtu siç bëhet e ditur kampioni përpara garës ka nevojë për përqendrim, ndërsa ajo donte të bënte me çdo kusht një selfie.

Në fund ministrja e pranon shpjegimin e stafit të pilotit , por ka postuar videon në Facebook. ‘Eshtë një shpjegim pak trishtues. Gjithçka që doja ishte ti uroja vetëm fat Rossit. Me atë zhurmë nuk kuptohej shumë dhe me siguri i jam dukur si një fanse insistuese.

E kuptoj që bëhet fjalë për një keqkuptim, kuptoj që përgatitja përpara garës është shumë e rëndësishme dhe e di që Valentino është një yll, ka mbyllur postimin e saj ministrja.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: