Ndryshe nga Champions që duket një turne shumë i madhe për bergamaskët, në Serie A është një tjetër muzike, Atalanta po përjeton një moment fantastik teksa është nga të paktat ekipe që ruan ritmin e Interit dhe Juventusit. Në javën e 7-të kaluan pa shumë probleme Leçen me rezultatin 3-1. Zapata dhe Gomez shënuan dy gola të shpejtë në fundin e pjesës së parë ndërsa Gosens trefishoi shifrat me fillimin e pjesës së dytë. Goli i Leçes në fundin e ndeshjes ishte thjeshtë për statistika. Titullarë dhe 90 minuta në fushë për Atalantën ishte dhe Berat Gjimshiti. Qendërmbrojtësi i Kombëtares zhvilloi një ndeshje pozitive duke u vlerësuar me notën 6-të.

Një fundjavë jo pozitive ishte për dy ekipet e kryeqytetit, Roma dhe Lazio. Verdhekuqtë u ndalën në stadiumin “Olimpik” në një barazim 1-1 përballë Kaljerit. Joao Pedro kaloi miqtë në avantazh në minutën e 26-të ndërsa Cappitelli me një autogol barazoi shifrat në 1-1. Verdhekuqtë shënuan në limitet e shtesës me Kalinic por goli u anulua nga sistemi VAR. Nuk bëri më mirë as Lazio duke u ndalur në një barazim 2-2 në transfertë përballë Bolonjës. C.Immobile nuk mjaftoi me dy golat e shënuar për ti dhënë fitoren Lazios.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb