LUSHNJE

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, është pritur me entuziazëm këtë pasdite, në qytetin e Lushnjes.

Kryemadhi ka shkuar në Lushnje për të zhvilluar një takim elektoral, ndërsa siç shihet simpatizantë të shumtë kanë dalë në rrugë me makina dhe flamuj kuqezi e të LSI, duke e pritur.

Në video, dëgjohen edhe thirrje të shumta “Rama ik”, ndërsa kujtojmë se edhe në qytete të tjera Kryemadhi është pritur me entuziazëm nga mbështetësit e partisë së saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb