TIRANE

Përmes një video të publikuar në facebook, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shkruan se menaxhimi kuturu, antishkencor dhe teresisht i ç’organizuar i Pandemise shkaterroi ekonomine shqiptare

Për Vasilin, mënyra sesi qeveria ka vendosur strategjinë e testimeve ka sjellë dhe shtyrjen e efekteve të saj dhe jo ndalimin në kohë. Po ashtu, Vasili shprehet se oraret pa logjikë të qeverisë për bizneset po sjellin falimentimin e sigurtë të tyre.

“Jemi pas kaq javës izolimi të një pseudo karantine, dhe sot është momenti për të bërë një bilanc. E denoncuam këtë strategji që në fillim si të gabuar, që ecte kuturu , e pabazuar mbi të dhëna shkencore” – deklaron Vasili.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb