Një vatër zjarri ka rënë gjatë natës në zonën e Shengjinit, në Knalla.

Si pasojë e flakëve janë dëmtuar dy linja të furnizimit me energji elektrike të Shëngjinit grupet e punës, ndërkohë që e gjithë zona ka mbetur pa drita.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se aktualisht në terren janë grupe të punës së OSHEE-së, që po punojnë për riparimin e kabllove.

NJOFTIMI I OSHEE
Si pasojë e rënies së zjarrit sot në mëngjes, janë djegur gati 60 metra kabëll, pjese e dy fiderave qe furnizojne zonen e Shengjinit ne Lezhe.

  • foto galeri
  • foto galeri

Grupet e OSSH Lezhë po punojnë intensivisht për zëvendësimin e kabllove të djegur dhe vendosjen në punë të fiderave të dëmtuar dhe rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët.
Planifikohet normalizim i situates brenda 60 min

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb