Banorët e Unazës së Re kanë vazhduar sërish protestat e tyre në mbrojtje të banesave të tyre.  Ata janë shprehur se nuk ndalin protestat dhe do mbrojnë deri në fund shtëpitë.

Partia Demokratike shprehet se policia ka zbarkuar e gjitha në Unazën e Re dhe se forcat policore janë vënë në përballë grave dhe fëmijëve protestues.

Banorja: Rama është kthyer në Ramoviç, ai është bërë si serbët. Borchard kreu një gjest shumë të rëndë, që nuk mund ta bëjë ot as një qytetar i thjeshtë dhe nuk ka arsimin të mirë. Ai gjest tregon se edhe ambasadori Borchardt është me Ramën, me qeverinë. Ne jemi shqiptar dhe nuk mund të nxitet vëllavrasje.

Avokati: Betaja jonë nuk ësht me policinë, por me Edi Ramën dhe bashkëpunëtorët e tij që duan të shkatërrojnë Shqipërinë. Sot 3 banorë të Unazës së Re, u vërtetua nga Gjykata po ashtu, se janë rrëmbyer nga Rama dhe krimi i organizuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb