Manchester United fiton trofeun e EFL CUP. “Djajtë e Kuq” mundën në finalen e luajtur në Wembley skuadrën e Newcastle, me rezultatin 2-0.

Do ishte Casemiro ai që dërgonte në festë tifozërinë pas 33 minutash lojë. “Qymyrxhinjtë” do ishin me të vërtetë të pafat në fundin e pjesës së parë, teksa Botman u jep avantazhin e dyfishtë skuadrës nga Manchesteri me anë të një autogoli.

Pjesa e dytë do të shërbente vetëm për menaxhim rezultati, me ekipin e Ten Hag që ia del më së miri të marrë në shtëpi këtë trofe prestigjioz.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb