Premier League ka dhënë verdiktet përfundimtare. Kampionati elitar anglez ka luajtur sot ndeshjet e javës së fundit, ku tashmë skuadrat janë njohur me fatin e tyre.

Ashtu siç dihej, Manchester City është kampione. Rikthim i rëndësishëm i Arsenalit në UEFA Champions League, me Gooners që renditen në vendin e dytë me 84 pikë.

Në pozicionin e 3-të e mbyll sezonin skuadra e Manchester United me 75 pikë. Ekipi i drejtuar nga Ten Hag ka bërë një edicion me ulje-ngritje, edhe pse grupi i lojtarëve ka qenë mjaft i fortë.

Surpriza e madhe vjen nga Newcastle, që me 71 pikë dhe vendin e katërt në tabelë do e shikojmë në UEFA Champions League.

Zhgënjen Liverpool (67 pikë), që së bashku me Brighton (62 pikë) do përfaqësojë Anglinë në Europa League. Aston Villa do synojë që të bëjë paraqitje të mira në Conference League (61 pikë).

Tottenham mbetet pa Europë, po ashtu edhe Chelsea. Sa i takon ekipeve që bien nga Kategoria, mund të përmendim Southampton, Leeds dhe Leicester.

Ndeshjet sot:

Wer
Wer

Renditja:

Yr
Yr

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb