Recetë nga znj Katerina
Përbërësit
1 litër verë e kuqe
2-3 lugë mjaltë ose sheqer
5-6 feta të holla xhinxhër
3-4 fara kardamom ose bahar
1 kokërr portokall
1 shkop kanelle
1 gotë konjak
Spec djegës, kokrra piperi
Për servirje:
Shegë ose rrush të thatë
Përgatitja
Në një tenxhere hedhim verën, portokallen e prerë në feta, kanellën, farat e kardamomit dhe xhinxhërën. E vendosim të ngrohet të marrë 2-3 valë dhe më pas e heqim duke shtuar specin djegës, disa kokrra piperi, konjakun dhe mjaltin. E përziejmë mirë, e lemë 2-3 minuta dhe më pas e servirim të ngrohtë me kokrra shege, rozmarinë ose me rrush të thatë.