Inter vazhdon i qetë dhe i sigurtë rrugën drejt titullit kampion në Serie A. Skuadra zikaltër i shtoi një tjetër fitore serisë rekord, duke kthyer sërish në plus 11 pikë diferencën me ndjekësit më të afërt të Milanit. “Viktima” e radhës për të besuarit e Antonio Conte ishte Cagliari, që u dorëzua në humbjen 1-0. Pavarësisht rasteve të shumta për shënim, Inter zgjidhi sfidën vetëm në minutën e 77-të.

Darmian dërgoi topin në rrjetë, duke vulosu fitoren e zikaltërve që presin vetëm matematikën për të fetuar titullin kampion në Serie A.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: