Shefe e kuzhines ENEIDA ÇAKERRI

Përbërësit
200 gr spinaq
4 pomodorini
4 kërpudha
2 vezë
50 gr djath feta Olimpus
Vaj ulliri La Masseria
Piper të zi Vegeta
Majdanoz
Kripë

Përgatitja
Spinaqin e presim dhe e shtypim pak me dorë. Në 2 tava të vogla vendosim në secilën spinaqin dhe mbi të djathin feta të thërrmuar. Në anë vendosim pomodorinit e prera në mes, ngjitur me to kërpudhat e prera në katërsh, majdanoz dhe piper të zi. E spërkasim të gjithë sipërfaqen e tavës me vaj ulliri. Më pas shtojmë vezët, pak vaj ulliri mbi vezë dhe pak kripë. I pjekim për 20 minuta në 220 gradë.
(News24/balkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb