Vazhdon situata kaotike në gjimnazin “Janaq Kilica”, në Fier, aty ku një ditë më parë u helmuan 58 nxënës dhe 2 mësues, ndërsa ky ishte rasti i dytë i përsëritur në pak javë.

Gazetari Ervis Kuçi sjell në “BalkanWeb” pamje nga gjimnazi, që tregojnë se nxënësit sot kanë shkuar në shkollë me prindërit e tyre, të cilët kanë kërkuar dhe llogari për ngjarjen e ndodhur.

Gazetari Kuçi raporton për “BalkanWeb” se ditën e sotme janë kryer të gjitha kontrollet nga Drejtoria e Shëndetit Publik, prej ku ka rezultuar se gjithçka është në rregull.

Por, ajo që ka krijuar kaos edhe ditën e sotme ka qenë paniku te nxënësit, çka ka bërë që një e mitur të përfundojë sërish në spital. Siç shihet dhe nga pamjet që sjell “BalkanWeb”, nxënësja është marrë me urgjencë nga gjimnazi dhe është dërguar në Spitalin e Fierit, ndërsa gazetari Kuçi raporton se ajo ka pas gjendje ankthi.

Të shqetësuar për shëndetin e fëmijëve të tyre prindërit mësynë në ambientet e brendshme të shkollës. Në këtë situatë paniku dhe kaosi, drejtoresha  e arsimit ne Fier Yllka Beci mesa duket në përpjekje për të zhvendosur vemendjen nga gjithcka po ndodh në këtë shkollë, bën një deklaratë bombë, që edhe në qoftë e vërtetë, përbën shkelje flagrante e privatësisë së një vajzë ende në moshë minorene. Drejtoresha e arsimit thotë para kamerave se ambulanca kishte mberritur në shkollë për të marrë një nxënëse shtatzëne që pati probleme me shendetin.

Nxënësja që u ndje keq u shoqërua me ambulancë në spital, por News24 mësoi se ajo nuk ishte shtazënë, sic u dwgjua të thotë drejtoresha para kamerave. Por dhe kjo e fundit ndryshoi versionin e saj.
Përmes një reagimi zyrtar DAR Fier qaron se me fjalën “vajzë”, drejtoresha i referohej një mësuesese shtatzënë dhe jo nxënëses, e cila u shoqërua me autoambulancë në spital. Në reagim thuhet se ndërsa për në Spitalin Rajonal Fier është shoqëruar një nxënëse e shkollës, drejtuesja e arsimit, më parë ishte informuar se një mësuese shtatzënë, kishte shfaqur probleme, ç’ka ka bërë që të krijohet edhe një keqkuptim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: