Quhet Viking Sun, anija norvegjeze e cila në 31 gusht të 2019 do të niset nga Londra për një xhiro rreth botës prej 245 ditësh.

Anija do të prekë 59 vende të ndryshme dhe turneu parashikohet të bëjë një shëtitje në 113 qytet. Kthimi parashikohet po në Londër në 2 maj 2020.

Në anije mund të udhëtojnë 930 pasagjerë. Anija ka një spa, një shpellë ku bien flokë dëbore.

Bileta më ekonomike kushton rreth 75 000 euro, ndërsa suita më e shtrenjtë 220 mijë euro.

Rekordin e mëparshëm e mbante Queen Victoria, që në 2016 bëri një xhiro rreth botës për 120 ditë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: