Është mbyllur na barazim 1-1 derbi mes Juventusit dhe Torinos i vlefshëm për javën e 26-të të Serisë A. Një rezultat ky që i shkon më shumë përshtat skuadrës së trajnerit Juriç.

Ishte holandezi De Ligt, që gjeti i pari rrugën e rrjetës në minutën e 13-të, teksa Beloti vendosi baraspeshën në të 62-tën duke i siguruar 1 pikë Torinos. Vlen të theksohet fakti se kjo ishte ndeshja e tretë radhazi duke përfshirë edhe Kupën që Vlahoviç nuk shënon.

Pë sa i përket statistikave, Torino ka fituar vetëm një (2-1 më prill 2015) nga 32 derbit e fundit në Serinë A kundër Juves (23 suksese bardhezi dhe 8 barazime).

Një tjetër fakt interesant është se Juventusi dhe Torino janë të vetmet skuadra që në këtë kampionat nuk kanë shkaktuar asnjë autogol./PANORAMASPORT.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: