Vllaznia ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në javën e parafundit të Kategorisë Superiore. Debutim perfekt i Mirel Josës në pankinën shkodrane, teksa ekipi mposhti 3-1 Egnatian. Pjesa e parë përfundoi 2-0 për vendasit në Shkodër, pas golit të Aralicës në minutën e 20-të dhe autogolit të  Agbekpornu, 18 minuta më pas. Rrogozhinasit do reagonin në të 63-tën me Jackson, por rrjeta e Da Silvas (70’) do i jepte qetësinë e duhur Vllaznisë, e cila tashmë është e pesta me 52 dhe shpreson të arrijë Europën në aktin e fundit.

 

 

 

Derbi mes Dinamos dhe Tiranës përfundoi 2-1. Blutë e rënë nga Kategoria iu falën Haxhiut dhe Samake, që realizuan në të 9-tën minutën dhe në fillimin e fraksionit të dytë. Për kampionët e rinj nuk mungoi Seferi (65′).

 

 

 

 

 

Kukësi qëndron në korsinë e Europës dhe është i katërti në rënditje, me 52 pikë. Verilindorët u mjaftuan me golin e Feijao në fundin e 45-minutave të para ndaj Skënderbeut në shtëpi.

 

 

 

 

 

Partizani ka siguruar matematikisht Europën. Të kuqtë fituan 4-0 me Kastriotin. Pjesa e parë përfundoi pa gola, por në 15 minutat e para të fraksionit të dytë, të kuqtë “tundën rrjetën” 2 herë me Markun dhe Skukën. Ekipi i Mehmetit nuk do ndalej me kaq pasi Cara (77’) dhe Maguette (84’) shënojnë emrin në listën e golashënuesve. Partizani qëndron e 3-ta me 55 pikë.

 

 

 

Teuta-Laçi u mbyll 2-1.

 

 

Rezultatet finale:

Kukësi 1-0 Skënderbeu

Teuta 2-1 Laçi

Partizani 4-0 Kastrioti

Dinamo 2-1 Tirana

Vllaznia 3-1 Egnatia

(BalkanWeb)

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb