Janë kohë të këqija për Partizanin, që ka rënë në një krizë të thellë nga e cila nuk po gjen dot rrugëdalje dhe që ka nisur prej muajit qershor kur drejtori Rama vendosi të ndryshonte timonier dhe strukturën e ekipit kampion. Gabimet e bëra u panë dhe në Shkodër, ku Vllaznia trumfoi 1-0 falë penalltisë së kthyer në gol nga Gilman Lika në minutën e 35-të.

Më pas Partizani përpiqet të reagojë, por sulmuesit e kuq vijojnë shterpësinë e tyre dhe duket sikur e kanë zët të shojnë edhe në raste shumë të volitshme.

Protesta të Partizanit në minutën e 84-ët për një penallti pas një ndëryrjeje ndaj Brojës, që kthehen në debat të nxehtë me pjesëtarë të stolit të Vllaznisë, por vetëm kaq, pasi edhe pesë minutat e shtesës nuk bëjnë ndryshim për kampionët, që nga vendi i tretë i tre javëve më parë, e shohin veten në vendin e gjashtë, vetëm tre pikë larg zonës play-out, aty ku ndodhet Vllaznia, e cila me këtë fitore merr oksigjen të pastër për vijimin e kampionatit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb