Në futboll është e ndalur të bësh parashikime, aq më tepër kur bëhet fjalë për një skuadër si Skënderbeu që këtë sezon nuk ka asgjë për të humbur por sigurisht kërkon të respektojë emrin e madh dhe pse jo të mbijetojë mes më të mirëve. Korçarët reagojnë pikërisht atëherë kur shumë pak pritej, përballë kryesuesve të Vllazninë, duke luajtur si të barabartë dhe duke i rrëmbyer një pikë shprese. Shkodranët bien sërish, konfirmojnë momentin e tyre të vështirë duke rihapur më shumë se kurrë garën për titull. Dy pikët e lëna në transfertën korçarë ndërlikojnë akoma më shumë objektivin e tyre kryesorë titullin kampion. Në fraksionin e parë, bardhekuqtë befasojnë kryesuesit teksa Denis Duvuna me një goditje nga distanca mposht portierin Zogovic duke kaluar Skënderbeun në avantazh.

Ekipi i Memellit ishte superiorë, i shkuan pranë edhe golit të dytë por portieri Zogovic mbajti Vllazninë në lojë. Jo vetëm Zogovic por edhe Adil shmangu një gol të sigurt duke larguar topin me kokë në vijën fatale. Në pjesën e dytë, Vllaznia zbriti më e karkiar në fushë. Pas disa përpjekjeve, në minutën e 57-të të besuarit e Brdaric arritën të fitojnë një 11-metërsh. Nga pika e bardhe e penalltisë, Dilaver u tregua i saktë duke barazuar shifrat në 1-1. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me Vllazninë që sheh akoma më pranë rivalët që i rrezikojnë fronin, diferenca me Teutën dhe Laçi tashmë është në vetëm 5 pikë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb