Vllaznia rrëmben Kupën e Shqipërisë për të dytin vit radhazi, duke mposhtur 2-1 në finale Laçin, sfidë e luajtur në “Air Albania”. Jo vetëm trofe, shkodranët do të shkojnë direkt në turin e dytë të Conference League dhe përfitojnë edhe 450 mijë euro. Për kuqeblutë është trofeu i tetë i Kupës në historinë e futbollit shqiptar.
Ndeshja nis me gol, teksa Laçi shënoi që në minutën e katërt. Mazrekaj nis top të gjatë për Velijan. Ky i fundit pason për Guindon, i cili nuk gabon para Zogoviç dhe 1-0.

Megjithatë, Vllaznia nuk stepet dhe në minutën e 18-të barazon shifrat. Ishte një aksion nga krahun i majtë i Latifit, i cili shmang dy futbollistë dhe pastaj harkon në shtyllën e dytë. Aty Hoxhaj goditi fluturimthi me kokë dhe 1-1.

Edhe pjesa e dytë ishte shumë e luftuar, me raste në të dyja portat, por nuk pati më gola dhe për pasojë sfida shkoi në shtesë.

Në minutën e 95’ Adili me një gjuajtje të kalibruar nga distanca kalon në epërsi Vllazninë.
Festë në kampin shkodran dhe tension te tifozët laçianë, që shkulin edhe stolat. Kuqeblutë mblidhen në mbrojtje në fund dhe ruajnë avantazhin, duke triumfuar 2-1. Triumfi i Vllaznisë lë Kukësin jashtë Evrope.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb