Teuta-Vllaznia ishte një sfidë ku një trepikësh ndryshonte jo pak balancat në tabelën e klasifikimit. Pas blofit në shtëpi kundër Luftëtarit, për Edi Martinit përballë ish ekipit të tij kishin rëndësi vetëm 3 pikët. Shkodranet i trembën jo pak teksa kaluan të parët në avantazh në minutën e 17-të me Gurishtën.

7 minuta zgjati avantazhi i Vllaznisë me Rustem Hoxhën që rikthehu shumë shpejt baraspeshën në “Niko Dovana”.

Shkodranët konfirmojnë dhe një herë se kanë “fobi” nga dritat e projektorëve teksa në minutën e 45-të një gafe e portierit Laço i dha mundësinë Todorovskit të realizonte një gol shumë të bukur.

Teuta e nis pjesën e dytë me gol ku Lorenco Vilës i mjaftuan 22 sekonda për të sigluar shifrat përfundimtare në 3-1, një fitore që ngjit ekipin durrsak në vendin e 4-ët në kuotën e 35-të pikëve ndërsa Vllaznia zbret në zonën “play-out”, një pikë larg Skënderbeut.

Pas javës së 22-të, Kukësi arrin të ruaj kreun me 42 pikë, një më shumë se Tirana dhe plus 5 nga Partizani i vendit të tretë.

Klasifikimi
Klasifikimi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb