TIRANË

Ka edhe protestues të tillë. Me çantë me vete, ushqime, kafe dhe një furnelë me gaz të vogël për t’i shërbyer vetes.

Gazetarja Dorjana Bezat ka arritur të kapë një moment, kur një i moshuar nga Vlora është ulur këmbëkryq në mes të turmës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” duke pirë një kafe të sapo bërë nga ai vetë me furnelën që kishte marrë me vete. Ai ka deklaruar se do të qëndrojë aty deri sa të ikë Kryeministri Edi Rama.

“Kam ardhur nga Vlora. Në çantë kam marrë ushqime e do rri në protestë derisa të ikë Rama”, tha burri nga Vlora.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb