Policia ka zbardhur vjedhjen e një supermarketi në Sarandë, ndërsa ka arrestuar dy autorët e ngjarjes.
Vjedhja ndodhi më 11 dhjetor.

Në kuadër të operacionit të koduar “Fundviti”, në pranga ranë Bekdash Cukalla, banues në Sarandë, punonjes i marketit dhe Edmond Duzha, banues në Tale, Lezhë, i dënuar më parë në Itali, për “Vjedhje” dhe “Dhunë/sulm ndaj forcave të policisë”.

Ndërkohë u sekuestruan shumat 400.000 lekë, 2500 dollarë dhe 1000 paund, 2 automjetet me të cilat janë larguar autorët pas ngjarjes, 4 telefona celular, 3 pajisje DVR dhe 2 laptop. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim. Ndërkohë, policia ka publikuar momentet e arrestimit të dy autorëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: