Nga Dortmund mund të largohen yje si Haaland, por sërish verdhezinjtë mbeten një ekip i bukur për tu parë, një ekip fitues në Bundesligë edhe kur në fushë zbresin vogëlushë si 17-vjeçari Moukoko apo 18-vjeçari Gittens, autorë të dy golave.

Djemtë e Terzic zhvilluan një 90-minutësh me karakter në transfertë përballë Freiburg ku pavarësisht se ishin në dizavantazh deri në minutën e 77-të arritën të përmbysin rezultatin. Fillimisht Gittens me një goditje nga jashtë zonë, i ndihmuar dhe nga gafa e portierit barazoi shifrat në 1-1.

Në të 84-tën, Moukoko kaloi verdhëzinjtë në avantazh ndërsa katër minuta më pas Wolf sigloi shifrat përfundimtare në 3-1. Për Dortmund kjo ishte fitorja e dytë në dy javë, 6 pikë të plota.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: