Torino e Mërgim Vojvodës mundi 2-1 Spezian e Rei Manajt. Golat  u realizuan nga Lukiç për ekipin e Juriç ndërsa për miqtë e Spezias, titullar ishte edhe Rei Manaj,  i cili nuk fali nga penalltia (90′).

 

 

 

Për 25 vjeçarin shqiptar, ky ishte goli i tij i pestë në kampionat me këtë skuadër. Gjithsesi, vlen vetëm për statistikë, pasi ekipi i tij merr një disfatë të hidhur.

Rikthimi titullar i Berat Gjimshitit për herë të parë pas dëmtimit duket se i ka bërë mirë  Atalantës. Bergamaskët kaluan pa probleme Venezian në transfertë (pas 3 humbjesh rrjesht), në takimin e Serie A që përfundoi 1-3.

Pastër, pa gabime dhe shume cilësi, ekipi i Gasperinit e mbylli  fraksionin e parë në avantazh falë Pasalic. Në pjesën e dytë, Zapata dhe Muriel shënuan emrin në listën e golashënuesve. Goli i nderit për vendasit modest vjen nga Crngoj.

Atalanta është e teta dhe tashmë sheh Europën më afër.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb