TIRANE- Vrasja e komisarit Artan Cuku më 8 prill 2017 tronditi jo pak opinionin publik. Atentati ndaj komisarit ndodhi rreth orës 20:11, në rrugën e “Kosovarëve”, në hyrje të pallatit “Melros”, në kryeqytet, një kohë kur edhe lëvizja e qytetarëve është e madhe.

Fill pas momentit të ngjarjes, Policia e Shtetit ka publikuar pamje nga vrasja e komisarit Artan Cuku, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e autorit.

Por kur kanë kaluar dy muaj nga ngjarja, Policia e Tiranës ka shoqëruar një 24-vjeçar nga Kuçova, Mikel Shallari, si të dyshuarin kryesor. Identiteti i tij u zbulua nga “BalkanWeb” dhe “News24”.

Policia ka marrë në pyetje 24-vjeçarin dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, për të zbuluar nëse është ai autori i vrasjes së komisarit.

Në videon e pulbikuar nga Policia, është ora 18:53 minuta kur kamerat e pallatit kapin siluetën e killerit që ecën gjakftohtë me kokën ulur dhe iu afrohet shkallëve të hyrjes dhe më pas në një kënd tjetër kamera e identifikon më qartë. Ashtu siç e përshkroi një nga dëshmitarët, vrasësi është elegant, i veshur me një kostum sportiv blu, kapele të bardhë në kokë, duart në xhepa hyn në pallat dhe brenda disa sekondave mbaron çdo gjë.

Sakaq, policia ka publikuar edhe pamjet pas atentatit.

Në video duket një person që vrapon në rrugë pas ngjarjes. Ai është me xhup sportiv, kapele të bardhë, ashtu siç e përshkruan edhe dëshmitarët, dhe mban duart në xhepa.

Artan Cuku 1

Ish-drejtori i policisë së Vlorës, Artan Cuku u vra më 8 prill në hyrje të banesës së tij në “Rrugën e Kosovarëve” në kryeqytet. Pasi e ka qëlluar për vdekje në kokë dhe në gjoks autori u largua me shpejtësi.

Artan Cuku mbajti detyrën e Drejtorit të Policisë së Vlorës nga viti nga 2012 deri në vitin 2013. Ai ka qenë gjithashtu Nëndrejtor i Policisë për Krimet e Rënda në Tiranë nga viti 2009 deri në vitin 2011.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb