Gazetarja Klodjana Haxhiaj siguron për BalkanWeb pamjet e para nga vendi i vrasjes në Xhafzotaj të Shijakut. Nga video dallohet një shtëpi me një arë me misër përpara.
Pikërisht misri është bërë shkaku i vrasjes së Fiqiri çallikut dhe plagosjes me thikë të vëllait të tij Fadil çalliku.

Ata ishin vjedhur disa ditë më parë dhe u detyruan të ruanin arrën. Një hajdut hyri në arë dhe vrau me thikë Fiqiri çallikun teksa më pas plagosi dhe vëllain e tij.
Djali i viktimës u lajmërua nga Fadil çalliku se ishin sulmuar në arë. Policia ka shqoëruar disa persona deri tani por nuk dihet se një ndër ta është ose jo autori i vrasjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb