Mbërrin në Gjykatën e Fierit, autori i vrasjes së 46-vjeçarit Përparim Seati, në fshatin Kasnicë të Patosit.

Me pranga në duar dhe i shoqëruar nga policët, 31-vjeçari Alionid Sali ka hyrë në gjykatë.

Pas tij edhe babë e bir, vëllai dhe nipi i viktimës Agron dhe Gazmir Seati, që akuzohen se kanë goditur me mjete të forta nënën e autorit 61 vjeçe.

Ata kanë qenë me pranga të përbashkëta teksa me masa sigurie dhe mbrojtëse për shkak të COVID-19 kanë mbërritur në Gjykatë ku do të njihen me masën e sigurisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: