Gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” për Elton Metajn, 31-vjeçarin që vrau disa ditë më parë ish-bashkëshorten 23-vjeçare Sabrina Bengaj.

Gjatë seancës ai është shfaqur në gjendje të rënduar psikologjike dhe ka pranuar që ka kryer krimin.

Metaj akuzohet për veprën penale “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Kujtojmë që ngjarja e rëndë ndodhi në orët e vona të së premtes, ku Metaj, shkoi me kallash në dorë në shtëpinë e ish-shoqes dhe e vrau pamëshirshëm. Arrestimi i tij është bërë i mundur disa orë pas vrasjes, në një zonë rurale.

Familjarët e Sabrina Bengaj, kanë deklaruar për mediat, se dyshja sistematikisht kishte probleme dhe se Metaj ushtronte dhunë ndaj saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb