Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Britani, ku një 51-vjeçar ka vrarë bashkëshorten e tij me një levë hekuri.

Por, ngjarja bëhet akoma më dramatike për faktin se vrasësi është shtirur në polici, sikur e kishte gjetur trupin e pajetë të bashkëshortes së tij jashtë shtëpisë.

Bëhet fjalë për shtetasin David Pomphret, një ekspert kompjuteri, i cili e ka goditur gruan e tij 49-vjeçare, Ann Maria, më shumë se 30 herë në kokë. “Daily Mail” ka publikuar momentin kur autori i krimit ka “aktruar” para policisë, duke u hequr sikur e kishte gjetur të vrarë gruan dhe madje ishte tmerruar.

Burri madje ishte shtirur përpara efektivëve sikur kishte dashur t’i jepte ndihmën e parë të shoqes. Por, njollat e gjakut të gjetura në çorapen e tij e kanë tradhtuar dhe në fund ai ka të vërtetën.

1 68 880x445 9
1 68 880×445 9

51-vjeçari pretendon se bashkëshortja ishte tallur me vajzën e tyre, duke e quajtur “një copë trashaluqe” e më pas edhe me performancën e tij seksuale.

Dhe kjo kishte bërë, sipas tij, që t’i erreshin sytë dhe ta godiste pa mëshirë në atë që e cilësoi si një “humbje të përkohshme kontrolli”. Çifti kishte 30 vjet bashkë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb