Giacomo Vrioni ka realizuar me fanellën e New England Revolution.Për të parë golin e tij të parë në MLS amerikane u desh të prisnim ndeshjen e pestë me këtë skuadër. Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë tregohet gjakftohtë nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë avantazhin ekipit ndaj Atlanta United.

Aventura e tij në SHBA nuk kishte filluar dhe aq mirë, pasi për shkak dëmtimi mbeti jashtë për ndeshje të rëndësishme si ato me DC United, Toronto, Montreal, L.A Galacy, Chicago Fire dhe Neë York City.

Gjithsesi, 23 vjeçari me prespektivë për të ardhmen ka hedhur pas shpine gjithçka dhe është gati të japë kontribut për skuadrën. Ai kaloi te New England Revolution në verë, nga Tirol në Bundesligën austriake.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: