Giacomo Vrioni vazhdon të jetë protagonist. Lojtari shqiptar, pasi bëri paraqitje fantastike në kampionatin austriak, ka vijuar të njëjtën rrugë edhe në gjysmëfinalen e Play Off ndaj LASK.

Vrioni mori një krosim nga Schulz në të 22-tën, me topin që përfundoi në rrjetë. Gjithashtu, dha assist te goli i dytë.

 

23 vjeçari, kartoni i të cilit zotërohet nga Juventus, ka realizuar 17 gola në Bundesligën e Austrisë dhe ka asistuar 3 herë. Shifra të një kampioni…apo jo?

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb