Tirol ia ka dalë të bëjë një përmbysje të madhe ndaj Ried në kampionatin austriak. Në takimin e përfunduar 2-3, sulmuesi shqiptar ishte protagonist absolut.

Lojtari i Tirol me origjinë shqipar shënoi 2 gola, përkatësisht në minutat 82’ dhe 90’të.

Sulmuesi kuqezi ka realizuar 12 gola këtë vit futbollistik, në 21 takime. Vrioni gjendet në vendin e dytë të listës së golashënuesve në këtë kampionat. Më mirë ka bërë vetëm Karim Adeyemi i Salzburg me 4 gola më shumë.

Ky është edicioni i tij i parë në Bundesligën austriake, pasi më parë ka qenë pjesë e Cittadellas dhe Venezias. Kartoni i Vrionit zotërohet nga Juventus.

 

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb