Giacomo Vrioni nuk e ka ndërmend të ndalet. Sulmuesi shqiptar pas golave të shënuar në javët e fundit, nuk ka zhgënyer as këtë herë, duke u kthyer në protagonist absolut.

Rapidi i Vienës realizoi 2 gola ndaj Tirol për 14 minuta, në finalen e Play Off në kampionatin austriak. Për të ngushtuar shifrat mendon Vrioni, që “tund rrjetën” në minutën e 27-të.

Kartoni i 23 vjeçarit zotërohet nga Juventus, sakaq këtë sezon numëron mbi 19 gola. Shqipëria e ka të ardhmen e sigurtë…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: