Një roje bregdetare në plazhin e Spilles ka shmangur një tragjedi të mundshme, teksa rreth orës 17:00 ka arritur të shpëtojë nga mbytja një qytetar.

Nga raportimet e para, mësohet se personi që rrezikonte të mbytej është nga Elbasani, rreth 60 vjeç.

Ai kishte mbetur në det pas shtimit të intensitetit dhe madhësisë së dallgëve dhe vrojtuesi Festim Suli ka hyrë për ta shpëtuar, duke e nxjerrë menjëherë në breg.

Të lënduarit i është dhënë ndihma e shpejtë dhe në mungesë të një qendre urgjence në plazhin e Spillesë është lajmëruar ambulanca, që ka bërë transportimin e tij drejt Spitalit të Kavajës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: