Uanda Nara do t’i bashkohet sërish televizionit, me bashkëshorten e Mauro Ikardit që do të rikthehet në Itali që të jetë pjesë e formatit të njohur të kërcimit, “Dancing with the Stars”.
Me anë të një video të postuar në rrjetet sociale, ajo konfirmon që do të jetë pjesë e këtij formati që do të transmetohet në “Rai 1” dhe do të prezantohet nga Mili Karluçi.
“Përshëndetje të gjithëve. Pashë që kasti i Dancing with the Stars është publikuar, por Mili ti më harrove mua! Sepse këtë vit unë do të jem aty gjithashtu. Shihemi së shpejti në Romë. Askush nuk tha që do të jetë e lehtë, por ne do t’ia dalim”, ishin fjalët e Uandës në videomesazhin e saj.
Gjithsesi ajo pritet që të rikthehet në Itali vetëm pa Ikardin, me këtë të fundit që ka angazhimet e tij me Gallatasarajin. PanoramaSport
View this post on Instagram