Një koncert madhështor kushtuar Nënë Terezës i parapriu shenjtërimit të saj, në “Basilica di San Paolo Fuori le mura”, në Vatikan. Në koncert interpretuan artistët shqiptarë më të njohur në mbarë botën si: Rita Ora, sopranot e famshme, Inva Mula, Ermonela Jaho, Elbenita Kajtazi, Shkëlzen Doli e Saimir Pirgu.
këngëtarja me famë botërore Rita Ora këndoi “‘What Child Is This?” në nder të Nënë Terezës.

“Jam e nderuar që isha pjesë e koncertit të Nënë Terezës për të përmbushur rolin si ambasadore e Kosovës. Të këndoja këngën ‘What Child Is This’ në nder të jetës së Nënë Terezës do të jetë përgjithmonë një nga momentet më të lumtura në jetën time”- shkroi Rita Ora në ‘Instagram’.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb