Dy shqiptarë janë kapur nga policia britanike, duke drejtuar një fermë të sofistikuar kanabisi, në një banesë të marrë me qira nga dy shtetas misteriozë italianë, në Swansea Valley. Policia ka bastisur banesën e shqiptarëve, ku ka gjetur më shumë se 300 bimë kanabisi, që kultivoheshin në dhoma të ndryshme.

Kjo ka habitur policët anglezë, teksa kamerat që ata kanë në trup, kanë regjistruar momentin kur ata thonë “Wow”, në momentin që zbulojnë fabrikën plot bimë kanabisi. Ndërkohë, gjatë aksionit, policia ka arrestuar 27-vjeçarinshqiptar, Bekim Selmani, në momentin kur po kujdesej për bimët e kanabisit që kishte kultivuar në dhomën e gjumit, ndërsa në xhep i janë gjetur 250 euro para cash.

Në një tjetër dhomë është arrestuar edhe 26-vjeçari shqiptar, Pashko Paluca. Në total, policia sekuestroi 321 bimë narkotike, ndërsa para hetuesve njëri prej shqiptarëve ka kyçur gojën, ndërsa tjetri, përkatësisht Selmani, ka thënë se nga shitja e lëndës narkotike do të fitonin 5-6 mijë paund.

Nga ana e tyre, autoritetet britanike vijojnë hetimet për të zbuluar të tjerë persona, që kanë lidhje me këtë grup të trafikut të lëndëve narkotike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb