11 vite pritje për të shijuar fillimisht një trofe, Kupën e Shqipërisë dhe mbi të gjitha 11 vite pritje për tu rikthyer në Europë. Pa frikë mund të themi se Vllaznia e madhe është rikthyer në majë por askush në radhët e kuqebluve nuk dëshiron të ndalet këtu. Eliminimi në turin e dytë në Conference League nuk është fundi por thjeshtë fillimi i një cikli të ri. Alban Xhaferi, në pritje për të marrë zyrtarisht drejtimin e Vllaznisë, thekson se rrugëtimi i tyre në evropë ishte pozitiv por tashmë është koha për të menduar për sezonin e ri ku synojnë titullin kampion:

Shkodranët nuk kanë humbur kohë por kanë prezantuar menjëherë blerjen e radhës, bëhet fjalë për Ante Aralica. Sulmuesi kroat ka firmosur me Vllazninë një kontratë dy vjeçare.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Jo vetëm afrime, nga Shkodra do të largohen disa titullarë të cilëve i skadon kontrata pas përfundimit të aventurës europiane.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb