Minibusi që shihni në video, mesditën e sotme, doli nga rruga në aksin Gramsh-Kërpicë dhe si pasojë përfundoi në përrua.

Në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb”, shihet minibusi i përmbysur, e pranë saj, identifikohen lehtë një palë syze dielli.

Xhamat e minibusit janë të thyera, ndërsa dëmtimet në strukturë janë të shumta. Kujtojmë se nga aksidenti i rëndë, mbeti i vdekur një 30-vjeçar, i quajtur Ledian Lami, si dhe u plagosën 9 të tjerë.

Aktualisht, këta të fundit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht, policia dyshon se shkak i aksidentit është bërë fakti se shoferi i minibusit, po drejtonte mjetin duke folur në celular. Gjatë kësaj procedure ai ka humbur përqendrimin, e kësisoj edhe kontrollin, duke përfunduar në përroin përbri rrugës kryesore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb