Pas deklaratës së fortë që bëri nga Dibra, se ata që tentonin të blinin votën do të përfundonin të vrarë, duke sjellë shembullin e ngjarjes në Elbasan, vjen ndjesa nga kandidati për deputet i PD-së, Xhelal Mziu.

Përmes një deklarate, Mziu pohon se mbështet zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe se është kundër dhunës.

REAGIMI I MZIUT
kandidati Me sinqeritetin më të madh, shpreh keqardhjen time dhe pendesën time për komentin tim të panevojshem dje, për shkak të emocioneve të forta të momentit.
Dua të jem i qartë: unë mbështes zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jam KUNDËR dhunës!
Jam penduar thellë për komentin tim dhe kërkoj ndjesë para gjithë shqiptarëve.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: