Ish-deputeti i PD Xhemal Gjunkshi ka publikuar pamje nga Peshkopia ku pensionistët shfaqen në radhë për të tërhequr pensionin.

Gjunkshi thotë se prej tre ditësh pensionistët dalin e rrinë në sportelet e postës për të marrë pensionet duke rrezikuar veten jo vetëm nga koronavirusi, por edhe nga gjobat.

POSTIMI I GJUNKSHIT
Pensionistët në rradhë , rrëzojnë propagandën e ndyrë Qeveritare !
🔵Sikur të mos mjaftonte stresi dhe kufizimet nga koronavirusi, qytetarët e Dibrës patën mangët edhe borën dhe temperaturat e ulëta të prillit .
🔵Dibranët mezi dolën nga “karantina” 5 mujore e dimrit dhe menjëherë u futën në karantinë nga pandemia e cocid19.
⭕Të pamundur presin qeverinë…qeverinë e rraskapitur nga korrupsioni e që është dorëzuar përpara;
➖Qytetarëve të pa punë
➖Të punësuarve në biznesin e vogël
➖Bujqve dhe fermerëve
➖Përpara të sëmurëve invalidë
➖Përpara pensionistëve
🔵Prej tre ditësh pensionistët dalin e rrinë në sportelet e postës për të marrë pensionet…
🔵Dalin dhe rrezikojnë veten jo vetëm nga koronavirusi, por edhe nga gjobat.
🔵Janë të detyruar të dalin vetë pasi, posta shqiptare nuk po jua dërgon në shtëpi siç shohin në TEATRIN QEVERITAR në ekran.

Gjunkshi Fb
Gjunkshi Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb