Chicago Fire ka mundur 3-1 Inter Miamin, në ndeshjen e kampionatit të MLS. Një nga më të mirët për vendasit në fushë ishte Xherdan Shaqiri, i cili realizoi edhe golin e dytë për ekipin nga Chicago.
Lojtari shqiptar por me pasaportë zvicerane ka shfrytëzuar më së miri një assist të Mueller, për të dërguar topin në rrjetë. Shaqiri numëron 5 gola dhe 12 assiste me këtë ekip.Sakaq vlen të përmendet se në krahun tjetër, të vetmin gol për Inter Miamin e realizoi bomberi argjentinas Gonzalo Higuain.
TOR! Xherdan #Shaqiri traf heute Nacht zum 2-0 für Chicago Fire FC gegen Inter Miami. (MLS 🇺🇸🥇)
Für den #FCBayern bestritt er 78 Spiele und war 2013 Teil der Triple Saison. pic.twitter.com/WOcPSJCP9p
— Tore von Ex-Bayern (@exbayerntore) September 11, 2022
(BalkanWeb)