Xherdan Shaqiri ka shënuar golin e parë për këtë Botëror. Për futbollistin me origjinë shqiptare por me pashaportë zvicerane kanë mjaftuar 20 minuta për të realizuar.

Ky gol mbart një vlerë mjaft të veçantë, pasi ka “tundur rrjetën” ndaj Serbisë. Ndryshe nga si jemi mësuar ta shikojmë, këtë herë Shaqiri nuk bëri shqiponjën.

Serbia është “preja” e preferuar e lojtarit shqiptar, pasi ai edhe më parë u ka realizuar gol. Zvicra do kërkojë një biletë për në fazën tjetër të Botërorit dhe për këtë objektiv, mjafton edhe barazimi.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: