I kemi parë këtë sezon duke dhuruar spektakël në fushën e lojës, dominuan rivalët e tyre në çdo aspekt, por yjet e Tiranës janë të papërmbajtshëm edhe në karaoke. Prej disa ditësh, bardheblutë ndodhen në Turqi ku po zhvillojnë fazën përgatitore, pas barazimit pa gola në miqësoren kundër Hermannstad, futbollistët e Tiranës zgjodhën të relaksohen duke sfiduar njëri tjetrin në një garë ndryshe, në karaoke.

Me një juri “profesioniste”, si Shehi, Valngjeli dhe Karai, lojtarët u ngjitën në skenë dyshe, duke përzgjedhur sipas dëshirë nga një këngë. Atmosfera e krijuar ishe fantastike me bardheblutë që dhuruan spektakël.

Në fund, në vendin e tretë u rendit dyshja Xhixha-Geci me “Skifterat” ndërsa në vendin e dytë u rendit “Mos ia falni’ e Seferit. Çmimin e parë e fitoi “Dashuria e Humbur” e dyshes Totre-Limaj që treguan shumë klas edhe në karaoke. Video e publikuar në faqen zyrtare të grupit tregon edhe një herë se Orges Shehi dhe stafi i tij kanë krijuar në atmosferë më të vërtetë fantastike.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: